EMRAT/ 200 mijë paund në valixhe, pamjet aksion si u vunë në pranga të rinjtë shqiptarë

Një aksion si në filma ka ndodhur në Angli aty ku dy trafikantë shqiptarë janë vënë në pranga.

Shtetasit Egli Hazizolli, 24 vjeç dhe Mikeljan Baca, 26 vjeç u kapën në mes të Londrës nga agjentët kundër drogës.

Në videon e bashkëngjitur lajmit mund të shikoni se si policia londinezë i rrethoi të rinjtë që ndodheshin brenda makinës dhe po prisnin në semafor.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan 14 kg kokainë që llogaritet të ketë vlerën 1.4 milionë paund në treg dhe një valixhe plot me 200 mijë paund cash.

Sipas mediave angleze, dy të rinjtë shqiptarë do të njihen me masën e dénimit në gjykatën Harroë Croën më 1 Qershor./albeu.com/


Shtuar 13.05.2020 15:08