E para shqiptare, këngëtarja thyen rekorde (VIDEO)

Dua Lipa bëhet shqiptarja e parë që arrin të shikohet 2 miliardë herë në një vidoe në Youtube.

Super hiti ‘Neë Rules’ nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka arritur që të hyjë në listën e ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë shikime në platformën muzikore Youtube.

Videoklipi i këngës së famshme është shikuar e komentuar shumë dhe kënga vazhdon të dëgjohet akoma edhe gati 3 vjet pas lansimit, shkruan Gazeta Express.

Videoja ka 10 milionë “pëlqime”, 315 mijë komente deri tani, numër ky që po vazhdon të rritet.

“Neë Rules” është publikuar si këngë pjesë e albumit të parë të këngëtares, “Dua Lipa”, këngë kjo e cila i ka sjellë suksesin e madh albumit dhe artistes, duke e bërë të njohur në botë..

Tashmë Dua ka gati edhe albumin e dytë në karrierë, “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet në muajt e parë të këtij viti.


Shtuar 16.01.2020 13:59