E dëgjon gjithë Gjermania, Loredana ruan me fanatizëm origjinën në klipin e ri (VIDEO)

Loredana Zefi është bërë tema kryesore e mediave pasi zbuloi se ndodhet në Paris me producentin e njohur Macloud.

Ajo konfirmoi atë që prej ditësh përflitej nga postimet e përbashkëta në rrjetet sociale.

Por tani nuk do të flasim për këtë, por për klipin e ri të reperes shqiptare me artisten gjermane JUJU.

Në një moment gjatë klipit, i cili titullohet “Kein Wort”, Loredana Zefi i habit të gjithë me gjestin e saj.

Ajo bashkon duart duke formuar simbolin e shqiponjës dykrenare, si për t’u krenuar me origjinën e saj, ndërkohë që teksti të fut në dyshime:

“Ti do të më thyesh krahët që të mos fluturoj më”!

Loredana e ka pranuar që suksesin më të madh e ka jashtë kufinjve shqiptare, e megjithatë ajo nuk e harron origjinën.

Vid min 1:57


Shtuar 18.01.2020 07:48