“Çmendet” Jasir Asani, debuton me supergol në kampionatin suedez (VIDEO)

I transferuar në merkaton e janarit te Aik, Jasir Asani e ka nisur mjaft mirë aventurën te skuadra suedeze, shkruan Albeu.com.

Shqiptari realizoi golin e dytë në minutat shtesë kundër skuadrës së Orebro në fitoren 0-2 që arriti skuadra e tij.

Ai mori topin jashtë zonës dhe lëshoi një goditje të pakapshme e cila u ndal vetëm poshtë traversës së portës kundërshtare, duke festuar një gol spektakolar që në ndeshjen e parë.

Ndërkohë sot startoi dhe kampionati suedez dhe për Asanin ishte ndeshja e parë me fanellën e Aik në ligën suedeze.

Një debutim përfekt për shqiptarin duke e nisur kështu me këmbën e mbarë. /albeu.com/


Shtuar 14.06.2020 17:32