Çfarë ndodhi? Renato Mekolli përlotet në finalen e “Hell’s Kitchen” (VIDEO)

Edicioni i tretë i “Hell’s Kitchen Albania” do të ketë këtë të premte puntatën e tij të fundit, pamje të të cilës Renato Mekolli i ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

Në videon e publikuar janë bashkuar momentet më pikante të mbledhura nga mbrëmja dhe në një fragment shefi i kuzhinës shfaqet i përlotur.

“Kjo finale është qarë me lot,me kuptimin e plotë të fjalës 🙏🏻
Të Premten ora 21:00 në Top Chanel”- shkruan Renato krahas videos, pa zbuluar asgjë më tepër se ç’ka ndodhur.

Siç mund ta shihni në video, jo vetëm shefi i kuzhinës por edhe konkurrentët janë shfaqur me lot në sy gjatë puntatës që duket se ka pasur shumë emocion.


Shtuar 8.01.2020 10:44