8 Marsi nën moton, “Shteti që të shtyp është shtet që të dhunon” (VIDEO)

Qindra gra me parullat “Ti nuk je fajtore” dhe “Shteti që shtyp është shtet që dhunon” marshuan për të drejtat e grave me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin.

Qëllimi i marshimit është zgjimi i institucioneve për të drejtat e grave dhe rikujtimi i tyre se rruga drejt barazisë gjinore nuk ka mbaruar. Mesazhi që ata i kanë dërguar kësaj qeverie dhe secilës qeveri që do të vijë është se pavarësisht angazhimit ideologjik, është detyrë të luftojmë për barazi.

Kërkojmë aplikim të menjëhershëm të edukimit gjithëpërfshirës seksual, kërkojmë mbrojtje kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje nga institucionet përgjegjëse për këtë lloj ngacmimi, kërkojmë që viktimizimi i dyfishtë që ndodh në të gjitha institucionet, në arsim dhe në familje të ndalojë -deklaroi Kalija Dimitrova, Komiteti i Helsinkit.

Marshi është nxitur nga rasti “Dhoma publike”, rast ku sipas aktivistëve, qindra vajza dhe gra janë ekspozuar në dhunë gjinore dhe se kjo nuk është adresuar si e tillë në opinion.

Nuk je ti fajtore për pagat jo të barabarta, nuk je fajtore për shuplakën e marrë dhe përçmimin, dhe aq më pak je fajtore për egoizmin e tjerëve dhe dëshirën e tyre për manipulim dhe keqpërdorim të të dhënave tuaja personale dhe privatësinë – u shpreh Meri Cvetkovska, Asociacioni “Hera”.

Dita ndërkombëtare e gruas 8 Marsi, për herë të parë u shënua në fillim të shekullit 20, me mbajtjen e marsheve të para në mbarë botën për më shumë të drejta të grave në rrafshin social, politik dhe ekonomik.


Shtuar 8.03.2020 20:32