23 prilli i shkruar me të arta, “dita galaktike” e Real Madridit (VIDEO)

23 prilli nuk është si çdo ditë e zakonshme për tifozët e Real Madridit. Aq më pak për epokën e galaktikëve të pensoinuar tashmë.

Kjo datë u bë simbol i fuqisë së të bardhëve në Evropë, që shumëfishohej pa limit nga “Topat e Artë” të grumbulluar në një ekip unik.

Florentino Pérez, pasi mori presidencën e klubit më 16 korrik 2000, ishte shumë i qartë se vetëm duke grumbulluar talentë dhe më të mirët e Evropës e botës, modeli i tij mund të ishte fitimprurës e triumfues.

Kjo është arsyeja pse mbërritën njëri pas tjetrit në “Bernabeu” lojtarë si Figo (në verën e vitit 2000), Zidane (2001), Ronaldo (2002) dhe Beckham (2003).

Më 23 prill u luajtën dy ndeshje, që e lartësuan atë model. Në atë datë, më 2002, “Sant Jordi Day”, të bardhët mundën 2-0 Barçën në “Camp Nou”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit. Ishte nata e rezultatit, ku u çimentua i nënti trofe i Ligës së Kampionëve.

Dhe më 23 prill 2003, vetëm 365 ditë më vonë, ndodhi nata tjetër e shkëlqyer e galaktikës evropiane. Në “Old Trafford”, apo siç njihet ndryshe “Teatri i Ëndrrave”, merenguesit regjistruan momente po kaq të mira (thjesht duhet të kujtojmë 20-vjetorin e thembrës së lavdishme të Fernando Redondo atje).

Ai Real Madrid i Del Bosque shkatërroi “Djajtë e Kuq” me një “hat-trick” të paharrueshëm perandorak nga Ronaldo Nazario.

Barthez ishte njeriu më i hidhëruar në atë mbrëmje dominuese të brazilianit. Kur ndeshja mbaroi, i gjithë “Old Trafford” u ngrit në këmbë, duke duatrokitur plot zjarr Ronaldon.Ky është një nga momentet më emocionues, që kanë përjetuar tifozët e futbollit. Dy data të njëjta, në dy vite njëri pas tjetrit. 23 prilli, dita e galaktikëve.


Shtuar 23.04.2020 19:37