Ori dhe Isli janë bashkë? Mikja e tyre i nxjerr zbuluar (FOTO LAJM)

Qe mëngjesin e kalojnë bashkë është e sigurt, por a zgjohen bashkë Ori Nebiaj dhe Isli Islami?

Këtë na e zbuloi tërthorazi, mikja e dyshes nëprmjet komenteve në Instagram, tek foton e fundit në profilin e Orit e cila ka pozuar krah Islit, shkruan Albeu.com

“Me puthje që në mëngjes. Hajde për hajër”, komenton mikja.

“Hahaha, po ne e nisim që në 7 mi”, ja kthen Ori.

“Unë flas për ato që shoh. Ato të 7 i keni për vete më duket”, vazhdon lojën mikaj e Orit dhe kjo e fundit ja kthen me të qeshur.

Miket duket qartë që bëjnë shaka, ama të gjithë jemi të bindur se këto janë jo gjysma po e gjithë e vërteta.

Ori dhe Isli janë ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptarë dhe gjithmonë u kërohet që të pranojnë lidhjen, nëse janë bashkë gjithmonë./albeu.com


Shtuar 30.01.2020 11:53