Turisti i revolutuar: Hoteli me gjoja 4 yje, të njëjtën menu për 7 ditë

A është shërbimi gjatë sezonit veror në vendin tonë në nivelin e duhur? Shumë turistë të huaj që vizituan Shqipërinë këtë verë mbetën të kënaqur, e shumë të tjerë jo.

Por siç është shprehja, nami i keq përhapet më shpejt, edhe rasti në fjalë ka të bëjë pikërisht me këtë.

Një turist rumun ka treguar eksperiencën e tij jo të këndshme teksa ka kaluar 7 ditë pushime në një hotel në Durrës, “all inclusive”.

Në një forum ku turistët shpërndajnë përshtypjet e tyre për Shqipërinë, ai ka thënë se hoteli, që pretendon se ka katër yje, i ka shërbyer të njëjtin vakt në mëngjes, drekë dhe darkë për shkatë ditë resht.

“Ose shqiptarët nuk dinë se çfarë do të thotë “all inclusive” ose hoteli i ka marrë yjet kot. Të rrish 7 netë dhe të hash mëngjes, drekë dhe darkë të njëtën varietet, është shaka e keqe me lekët e turistëve”, ka shkruar ai për hotelin në fjalë që mban edhe emrin prestigjioz “Perandor”.

Ai thotë më tej se në këtë hotel mungonte kafja dhe kokteilet si dhe programet e argëtimit për fëmijët dhe të rriturit.

Situata përreth hotelit, kaotite. Një lavazh që derdh ujërat në rrugë, pluhur dhe trafik i rënduar.

“Për trafikun, shumë i ngarkuar dhe jemi mirënjohës që askush nga ne nuk bëri stilin e ngarjes së makinës si “kalorësi me Mercedes” që parakalon vijën, vazhdon dhe del përpara”, shkruan ai, një sjelle që shqiptarët që përballen çdo ditë me trafikun e njohin mirë.

Dy kilometra rrugë, për 2 orë e 20 minuta, thotë ai i revoltuar.


Shtuar 9.09.2023 10:49