Triumfi me Atleticon në La Liga, Suarez “shpërthen” në lot (VIDEO)

Luis Suarez është treguar shumë emocional në fitoren ndaj Valladolidit.

Suarez shënoi golin e fitores ndaj Real Valladolid ku më pas “Los Colchoneros” u shpallën kampionë të La Ligas.

Të lidhura

None found

34 vjeçari shënoi 21 gola dhe ishte njëra nga figurat kryesore të rrugëtimit të Atletico Madridit për titullin kmapion.

Pas ndeshjes ai deklaroi se është i lumtur që kur Barcelona e largoi Atletico i hapi dyert për ta dëshmuar vetën dhe për këtë do të jetë gjithmonë falënderues klubit.

Ai pas ndeshjes u pa duke folur me familjen e tij, ku nuk mundi të përmbahej nga emocionet dhe koha e vështirë këtë sezon që ka kaluar.

Më poshtë mund të shikoni videon e plotë të Suarez.


Shtuar 22.05.2021 20:31