Testi i thjeshtë në kushte shtëpie, parashikon nëse mund të vuani nga ky kancer

Ju mund të zbuloni shanset e rrezikut të kancerit të lëkurës duke përdorur këtë test të thjeshtë në kushte shtëpi.

Duhen përafërsisht dy minuta dhe gjithçka që duhet të bëni është të përveshni mëngët e këmishës ose xhaketës.

Ndiqni këto hapa:

1.Përdorni krahun e djathtë si zonën tuaj të testimit. Kjo është zakonisht e arritshme për shumicën e njerëzve dhe ju mund ta shihni atë lehtësisht. Gjithashtu u identifikua si te burrat ashtu edhe te gratë si shumë parashikuese.

2.Kërkoni nishane të të gjitha madhësive, formave dhe ngjyrave. Edhe nëse janë të vogla duhet t’i numëroni. Ju gjithashtu mund të shihni disa njolla të lëkurës, keni parasysh ato, por mund të jetë e ndërlikuar t’i përfshini ato në numërimin tuaj, përveç nëse janë shumë të dallueshme, shkruan The Sun.

3.Filloni të numëroni nishanet në kyçin tuaj dhe drejt bërrylit. Përfshini të gjithë krahun deri në vendin ku takohet me shpatullën.

4.Mbani shënim numrin dhe më pas përsëritni numërimin për t’u siguruar.

Rezultatet:

Më pak se 7 nishane është tregues i një rreziku relativisht të ulët të melanomës, por ju duhet të shikoni me kujdes nishanet që keni.

Midis 7 dhe 11 nishaneve. Në këtë nivel, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe më të madhe nishaneve që keni.

Më shumë se 11 nishane, nënkupton që faktori juaj i rrezikut është pesë ose gjashtë herë më i madh se dikush me shumë pak nishane.