Po përdoret nga të gjithë, kjo është metoda e pastrimit të dhëmbëve me bimën e njohur Aloe Vera

Aloe Vera është një bimë mrekullibërëse, e cila është e njohur për vlerat kurative.

E pasur me anti-inflamatorë, Aloe Vera ka efekt të menjëhershëm te flokët me zbokth, te rënia e tyre, por është po ashtu edhe një kurë mjaft e mirë edhe për lëkurën.

Janë të panumërta vlerat e kësaj bime të rrallë, e cila, ndër të tjera, njihet edhe për zbardhim dhëmbësh.

Meqenëse ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale, Aloe Vera bën të mundur eliminimin e kaviteteve të dhëmbëve dhe ndihmon zbardhjen e tyre.

Çfarë duhet të bësh?

Nga një gjethe aloe vera merr xhelin dhe hidhe në një filxhan kafe.

Shto në të pak sodë buke dhe përzieje mirë, derisa të formohet një lloj paste.

Përdore pastën për të larë dhëmbët çdo mëngjes ose darkë.

Mbaje xhelin në gojë për disa minuta që të veprojë.

Shpëlaje gojën plotësisht duke e pastruar mirë xhelin e Aloes.

Nëse do ta ndjekësh këtë lloj metode për disa ditë sa herë të lash dhëmbët, do të vëresh zbardhim të menjëhershëm.

 


Shtuar 19.04.2022 13:20