Asnjë humbje këtë sezon, Djokovic fiton turneun Masters të Sinsinatit

Novak Djokovic fitoi turneun Masters të Sinsinati.

Tenisti serb fitoi 2-1 (1-6, 6-3, 6-4) në finale ndaj kanadezit Milos Raonic. Një ndeshje që zgjati dy orë dhe u zhvillua në Neë York, për shkak të masave që janë marrë aty prej koronavirus.

Për serbin ky është trofeu nr.80 në karrierën e tij, triumfi nr.35 në një turne Masters, duke barazuar rekordin e Nadal. Këtë vit, Djokovic nuk ka humbur ende asnjë ndeshje zyrtare, duke u rikthyer triumfues në fushë 5 muaj pas pushimit të detyruar nga pandemia e Covid-19.

Ndërsa për femra, trofeun e Sinsinati e fitoi tenistja bjelloruse Victoria Azarenka.


Shtuar 31.08.2020 07:54