ZYRTARE/ Tottenham nënshkruan me yllin e Southampton

Pierre Emile Hojbjerg është lojtar i Tottenham.

Skuadra nga Londra përmes një njoftimi në Facebook, ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit 25 vjeçar.

Reprezentuesi danez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Tottenham.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Pierre-Emile Højbjerg nga Southampton”, thuhet në njoftimin e Tottenham.

“Mesfushori ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2025 dhe do të mbajë fanellën me numrin pesë”.


Shtuar 11.08.2020 17:24