ZYRTARE/ Situatë alarmante në Spanjë, La Liga merr vendimin e rëndësishëm

La Liga ka pezulluar të gjitha garat deri në një kohë të pacaktuar.

Përmes një komunikate, Federata Spanjolle e Futbollit ka thënë se nuk do të zhvillohet asnjë garë deri në një vendim të ardhshëm të qeverisë spanjolle, shkruan Indeksonline.

Ky është vendimi i RFEF:

Komisioni i Monitorimit i krijuar nga Marrëveshja aktuale e Koordinimit RFEF-LaLiga RREGULLON pezullimin e garave profesionale të futbollit derisa autoritetet e Qeverisë së Spanjës dhe Administrata e Përgjithshme e Shtetit të konsiderojnë se ato mund të rifillohen pa krijuar ndonjë rrezik shëndetësor.

Si RFEF ashtu edhe LaLiga dëshirojnë të shprehin mirënjohjen më të madhe të publikut për të gjithë ata që po përkushtojnë përpjekjet e tyre më të mira për të ofruar shërbime thelbësore për popullin spanjoll dhe gjithashtu ndajmë ngushëllimet tona për të gjithë të ndjerit dhe një përqafim të ngrohtë nga bota e futbollit për shumë familje që po humbasin të dashurit.


Shtuar 23.03.2020 11:50