ZYRTARE/ Roma zgjat kontratën edhe per 4 vite me mesfushorin e talentuar

Aleksandar Kolarov një ditë më parë zgjati marrëveshjen me Romën, ndërkohë që sot është dita e një mesfushori për të nënshkruar kontratën e re. Bryan Cristante zyrtarisht e ka zgjatur bashkëpunimin me klubin kryeqytetas.

Në njoftimin e bërë thuhet se Cristante do të jetë pjesë e Romës deri më 30 qershor të vitit 2024. Mesfushori po luan sezonin e dytë me verdhekuqtë dhe i ka thënë po propozimit për të nënshkruar kontratën e re.

“Jam i lumtur që po rinovoj kontratën. Ky është vendi ku unë dua të jem dhe të vazhdoj të përmirësohem. Besoj në projektin që po ndërtohet këtu dhe mendoj se mund të jetë i suksesshëm”, u shpreh Cristante.

Te Roma ai u transferua në verën e vitit 2018 dhe numëron 54 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Mesfushori 24-vjeçar ka shënuar edhe pesë gola me fanellën e skuadrës kryeqytetase. Më parë ai ka qenë pjesë e Milan, Pescara, Palermo dhe Atalanta në Serie A, ndërkohë që është aktivizuar edhe në Portugali te Benfica.


Shtuar 8.01.2020 13:22