Mbrojtësi i majtë zviceran, Ricardo Rodriguez është lojtari më i ri i klubit holandez, PSV Eindhoven.
Kjo pasi ardhja në verë e Theo Hernandezit e bëri zviceranin Rodriguezin zgjedhje të dytë në formacionin e Milanit.
Të lidhura
None found
Opsioni për të ishte ta pranonte stolin rezervë ose të largohet nga “San Siro” dhe ai zgjodhi këtë të dytën.
Është kampionati Eredivisie dhe skuadra PSV Eindhoven vendi ku mbrojtësi i krahut të majtë do të vazhdojë karrierën.
“Në huazim deri në fund të sezonit. Mirësevjen në PSV, Ricardo”, thuhet në njoftimin e klubit holandez.
