ZYRTARE/ Real Madrid arrin marrëveshje për transferimin e talentit brazilian

Real Madridi dhe Flamengo kanë arritur marrëveshje për transferimin e Reiner.

Futbollisti i talentuar brazilian do t’i bashkohet Real Madridit pasi të mbarojë pjesëmarrjen e tij në turneun para-olimpik U-23 me Brazilin.

Real Madrid do të paguajë 30 milionë euro te klubi brazilian teksa 80 përqind e shumës do t’i takojnë Flamengos dhe 10 përqind familjes së tij si dhe 10% agjentit.

Reiner kompletoi testet mjekësore më 10 dhe 11 janar teksa tashmë ai nënshkroi edhe kontratën e tij 6 vjecare.


Shtuar 20.01.2020 16:30