ZYRTARE/ Pezullohet edhe një tjetër kampionat për shkak të koronavirusit

I pari shtet që mori masa drastike edhe në futboll ishte Zvicra, që ka pezulluar deri në muajin prill çdo aktivitet sportiv.

Të njëjtin shembull ndoqi edhe Italia e Austria së fundmi.

Pas këtyre tre shteteve, vendim zyrtar ka marrë edhe Danimarka, që ka pezulluar futbollin për dy javët e ardhshme në çdo kategori.

Danimarka është një nga shtetet më të prekur, pasi numëron plot 615 raste dhe qeveria daneze është vënë në alarm të plotë.


Shtuar 12.03.2020 11:41