Zyrtare/ Mësohet data e fillimit të Ligue 1

Sezoni futbollistik 2019-2020 në Francë u mbyll para kohe, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Të shumta ishin klubet që nuk ishin dakord me vendimin, pasi kërkonin që veridiktet të jepeshin në fushën e lojës. Megjithatë, në fund u vendos që sezoni të përfundonte. Dhe tashmë kemi një datë zyrtare për rifillimin e sezonit 2020-2021 të Ligue 1.

Gjithçka ”merr jetë” me 21 gusht, ku do luhet një ndeshje e vetme. Sa i përket përfundimit, edicioni futbollistik mbaron me datën 23 maj të vitit 2021. Elita franceze mban në gjirin e saj skuadra shumë të forta si PSG. Parisienët janë dominues prej vitesh jo vetëm në Francë, por po bjnë mirë edhe në Champions.

Të lidhura

None found


Shtuar më 27.06.2020 06:44