ZYRTARE/ Manchester United rinovon kontratën me mesfushorin serb

Manchester United ka zbatuar klauzolën në kontratën e Nemanja Matic për të zgjatur marrëveshjen e tij aktuale edhe për një vit.

Mesfushorit i kishin ngelur pak më shumë se tre muaj në kontratën e tij, por United ka zgjedhur të zgjasë qëndrimin e tij deri në të paktën 2021.

Matic ka rizbuluar formën e tij të mirë që nga fillimi i vitit dhe ka luajtur një rol integral në ringjalljen e United.

Klubi është duke eksploruar mundësinë e mbajtjes së mesfushorit dhe madje edhe marrëveshje më të gjatë dhe bisedimet janë duke vazhduar për momentin.


Shtuar 17.03.2020 11:19