ZYRTARE/ Manchester United prezanton super blerjen

Pas bisedimeve të tej zgjatura, tashmë gjithçka është zyrtare. Bruno Fernandez është futbollist i Manchester United.

Njoftimin për arritjen e kësaj marrëveshje e dha klubi nga Manchesteri, të cilët me anë të një postimi në faqen zyrtare dhanë lajmin e madh.

Portugezi ishte një dëshirë e madhe edhe e Totenhamit, por “Spursat” nuk arritën një marrëveshje.

26 vjeçari do i kushtojë arkave të United 55 milionë euro neto, plus 25 milionë euro të tjera në formën e bonuseve, me të cilët do të nënshkruajë pasi të përfundojnë vizitat mjekësore.


Shtuar 29.01.2020 17:56