Iu bashkua Juventusi në verën e 2017-ës me petkun e njërit prej italianëve më të talentuar të viteve të fundit, por në 3 sezonet e zhvilluara me fanellën bardhezi Federico Bernardeschi nuk ia ka dalë të lërë gjurmë dhe të bëjë hapin e madh që pritej prej tij.
Kështu fillimisht Allegri dhe më pas Sarri i kanë dhënë shansin 26-vjeçarit të tregojë veten në fushë, duke e përdorur në skema të ndryshme, por Bernardeschi nuk i ka dalë të bindë asnjërin dhe të bëhet titullar, ndaj te Juve po mendojnë ta largojnë këtë verë.
Të lidhura
None found
Sipas mediave italiane, klubi bardhezi ia ka ofruar fantazistin 26-vjeçar Romës, në këmbim të mesfushorit tjetër italian Bryan Cristante. Ky i fundit shkëlqeu te Atalanta, ndërsa tani po konfirmon formën e mirë edhe në kryeqytet, ndaj drejtuesit e Juves duan ta transferojnë me çdo kusht në Torino.
