Zidane drejt shkarkimit, Perez ka dy emra gati

Rikthimi për herë të dytë në Madrid nuk i po shkon aspak mirë Zinedine Zidane.

Në shtatë ndeshjet e fundit Real Madridi ka pësuar katër humbje dhe në Ligën e Kampionëve me një këmbë është jashtë nga Manchester City.

Florentino Perez vetëm ka filluar të mendojë për pasardhësin e francezit.

Kontrata e Zidanes me madrilenët skadon në verën e 2022, por nëse Real Madridi nuk ia del të fitojë kampionatin (nga Kupa është eliminuar dhe në Ligën e Kampionëve ka edhe ndeshjen e kthimit me Manchester Cityn), atëherë do ta mbyllë eksperiencën e dytë si trajner që në qershor të këtij viti.

Sipas mediave spanjolle, presidenti madrilen ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e Maurizio Pochettinos, ish-trajnerit të Tottenhamit.

Emri tjetër në listën e Perez është ai i ish trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili është i papunë dhe ka premtuar rikthimin verën e ardhshme.

Por për italianin në garë janë edhe Paris Saint Germain dhe Bayern Munchen.


Shtuar 10.03.2020 16:25