Zeka: Besoj se që nesër FSHF-ja mund t’u rikthejë tifozëve transmetimin e ndeshjeve

Sot u luajt Partizani-Luftëtari, ndeshje e cila u transmetua vetëm në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe jo në TV.

Në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në Syri TV, gazetari Xhevdet Zeka, theksoi se nesër ndeshjet e tjera pritet të transmetohen në TV.

“Besoj se që nesër FSHF-ja mund t’u rikthejë tifozëve transmetimin e ndeshjeve. Sot u luajt vetëm një ndeshje, por katër të tjerat që do luhen nesër, besoj se FSHF-ja do t’ua mundësojë tifozëve t’i ndjekin në TV”, tha ndër të tjera gazetari Xhevdet Zeka.


Shtuar 14.06.2020 21:08