U shtrua me urgjencë në spital, Barcelona ka një mesazh për Koeman

Barcelona ka dërguar një mesazh solidarizues ndaj ish-futbollistit dhe tashmë trajnerit të njohur, Ronald Koeman i cili u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte probleme me zemrën.

Nëpërmjet faqes së saj zyrtare në rrjetet sociale, klubi katalanas i jep kurajo 57-vjeçarit që momentalisht është në gjendje të stabilizuar dhe prite të dalë nga spitali.

“Barcelona uron shërim të shpejtë Ronald Koeman, legjendës së Barçës”, shkruhet në faqen e Barcelonës.

Kuman luajti në një nga periudhat më të suksesshme të Barcelonës në vitet 1989-1995 duke fituar 4 kampionate spanjolle dhe Ligën e Kampioneve.


Shtuar 4.05.2020 12:31