U operua në zemër, Koeman qëndron ende në spital

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, nuk ka dalë ende nga spitali.

57-vjeçari, i cili u shtrua urgjentisht të dielën në spital për shkak të problemeve në zemër, u raportua se do të dilte ditën e djeshme, por mjekët duan që të monitorojnë ende ecurinë e shëndetit të tij.

Sipas informacioneve të fundit, Koeman do të dalë nga spitali ditën e enjte.

Ai po ngiste biçikletën dhe ndjeu dhimbje të forta në kraharor. Ish-futbollisti i famshëm i Barcelonës dhe Holandës u dërgua me urgjencë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore u stabilizua pas disa orësh.


Shtuar 6.05.2020 07:44