U dëmtua ndaj Levantes, mësohet sa do të mungojë Hazard

Mbrëmja e djeshme ka qenë e keqe për Realin e Madridit, ku përveç se u mposht 1-0 nga Levatne që i solli dhe humbjen e kreut të renditjes u përball dhe me dëmtimin e Eden Hazard. Belgu sapo ishte kthyer nga një dëmtim që e la jashtë për disa muaj.

Hazard u pa të mbante akull në këmbë dhe të gjithë sot po prisnin lajme në lidhje me shkallën e dëmtimit.

Dhe Reali sapo i kanë dhënë. “Pas testeve të sotme, stafi mjekësor i Real Madridit ka diagnostikuar një çarje në fibulën e djathtë të lojtarit tonë Eden Hazard”.

Kështu belgu do të mungojë për rreth 2 muaj, duke humbur sfidën me Manchester Cityn dhe “El Clasicon” ndaj Barcelonës.


Shtuar 23.02.2020 13:16