Tronditet klubi francez: Infektohen 3 lojtarë, mes tyre edhe një kampion Europe

Rastet me koronavirus në botën e futbollit nuk kanë fund.

Lille është ekipi i radhës që është prekur nga pandemia dhe tre futbollistë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Përgjigjet e testeve të kryera kanë konfirmuar infektimin e Renato Sanchos (kampion Europe me Portugalinë ne vitin 2016), Jonathan Ikone (mesfushori ofensiv) dhe Jonathan Bamba (sulmuesi i majtë).

Sport raporton se të tre lojtarët janë prekur mes datave 6-13 korrik, teksa tani kanë nisur karantinën në shtëpitë e tyre.

Lille e mbylli Ligue 1 në vendin e katërt, duke siguruar kualifikimin në grupet e Europa League për sezonin e ardhshëm.


Shtuar 20.07.2020 08:50