Thiago te Liverpool? Trajneri i Bayernit refuzon të flasë

Trajneri i skuadrës së Bayern, ka refuzuar të flas shumë lidhur me zërat që çojnë Thiagon në ‘Anfield’.

Pas ndeshjes së fundit në Bundesliga për këtë sezon, Flick është pyetur edhe për spanjollin, por ai zgjodhi një refuzim në përgjigje.

“Nuk mendoj fare për këtë, se Thiago mund të largohet. Unë gjithmonë kam thënë se Thiago është lojtar i shkëlqyer i cili i jep shumë skuadrës. Kështu, unë nuk mendoj fare për këtë”, ka thënë Flick.

“Dhe, mendoj se pas një ndeshje të tillë dhe një sezoni të tillë, si gazetar duhet të pranoni se jo secilës pyetje mund t’i përgjigjemi”, ka thënë mes tjerash trajneri i Bayern.

Thiago kalonte te Bayern në vitin 2013, nga Barcelona, për të fituar më pas Bundesligën në secilin nga shtatë sezonet me bavarezët.


Shtuar 28.06.2020 06:50