Thiago Silvës i përfundon kontrata me PSG-në këtë verë dhe më shumë mundësi do të largohet për të kaluar në një ekip tjetër.
Kohët e fundit, e ardhmja e mbrojtësit brazilian është lidhur me një rikthim te Milani, ku ai dhe shkëlqeu si lojtar, para se të kalonte në Francë. Megjithatë e ardhmja e futbollistit, pritet të jetë në Angli dhe jo në Itali.
Të lidhura
None found
Mediat britanike, raportojnë se Silva është pranë kalimit te Evertoni në Premier Ligë, ku do të bashkohej me ish-trajnerin e tij, Carlo Ançeloti.
Pikërisht ky i fundit po luan një rol kryesor për ta marrë mbrojtësin në skuadrën e tij, pasi beson se me të do të ngrejë në nivele të larta Evertonin.
