Tevez premton se do ta mbyllë karrierën te Boca Juniors

Gjatë një interviste për mediat argjentinase, sulmuesi i Boca Juniors, Carlos Tevez ritheksoi edhe njëherë se dëshira e tij është ta përfundoi karrierën pikërisht te skuadra e Bocas.

35-vjeçari tha se kur të vijë momenti, do t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur pikërisht me fanellën e Xeneizes. Ai deklaroi se për momentin nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë, por theksoi se gjatë muajit qershor do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

Kontrata e sulmuesit me klubin argjentinas skadon pikërisht në qershor, por sipas mediave, drejtuesit mund të vendosin t’i rinovojnë kontratën lojtarit. Ajo që dihet dhe që tashmë është e qartë për të gjithë është se në karrierën e Tevez nuk do të ketë fanella të tjera për t’u veshur.


Shtuar 19.01.2020 14:08