Tersi e kap Dejan Stankoviç pas Tiranës, trajneri i Crevena Zvezdës bën aksident me Lamburgini

Gjatë ditës së sotme do të ishte zëvendës trajneri i Crevena Zvezdës që do të fliste për Tiranën në konferencën për shtyp para stërvitjes, duke bërë çudi të madhe për mungesën e vetë trajnerit të parë, Dejan Stankoviç.

E për çfarë problemi mund të mungonte teksa duhej të shprehte mendimin e tij për derbin e Ballkanit?

Në Serbi kanë zbuluar çdo gjë së fundmi. Në momentin që Stankoviç po vinte me shpejtësi drejt stërvitjes ka bërë një aksident. Përplasja është bërë me mjetin tij tip Peugeot, por ka pasur vetëm dëme materiale.

Makina “Lamburgini” e drejtuar nga trajneri i Zvezdës është zhdukur menjëherë pas përplasjes dhe është shfaqur sërish në vendngjarje pas 15 minutash nga kreu i stafit të Crevena Zvezdës, Goran Negiç, për të vazhduar me investigimet. Pra një nisje aspak e bukur kjo për Stankoviç që duhet të paguajë edhe disa dëme dhe të mbyll detyrimet përpara se të mbërrijë në Tiranë.


Shtuar 20.08.2020 17:49