Talenti shqiptar nënshkruan kontratë profesionale me Chelsean

Armando Broja po kalon një formë të jashtëzakonshme me moshat e Chelseat, teksa pothuajse çdo javë ka qenë protagonist me golat e realizuar.

Sulmuesi shqiptar, gjeti rrugën e rrjetës edhe ditën e djeshme, në derbin që skuadra e 23-vjeçarëve zhvilloi përballë Arsenalit, ku “të kaltrit” triumfuan me rezultatin 2:1.

Falë kësaj formë, Broja, ka arritur të bindë drejtuesit e klubit londinez, teksa ditën e sotme, ka firmosur kontratë profesioniste me Chelsean.Këtë lajm fantastik shqiptari e ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”, teksa shkruan: “Shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën time profesionale me Chelsean. Faleminderit prindërve dhe familjes sime që gjithmonë më kanë përkrahur. Pa i pasur ata pas shpinës sime, nuk do të isha këtu”.

Me këtë ecuri fantastike, gjasat janë të mëdha që sulmuesi i talentuar shqiptar të thirret nga trajneri Lampard në skuadrën e parë.


Shtuar 18.02.2020 17:13