Talenti i Atalantës po lufton me jetën

I riu u Atalanta, Andrea Rinaldi, po lufton për jetën e tij. Aneurizmi i trurit është problemi i lojtarit, që u paraqit të premtën, transmeton lajmi.net.

19 vjeçari u dërgua të premtën në kujdes intensiv, në spitalin në Varese.

Të lidhura

None found

Rinaldi thuhet se është në gjendje shumë serioze, por vazhdon të jetë në jetë.

Mesfushori aktualisht luan si i huazuar te Legnano, në Serie D, grupi B. /


Shtuar 10.05.2020 08:50