Juventusi do të përballet me Milanin ditën e sotme, në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Një natë e veçantë do të jetë kjo e sotmja edhe për sulmuesin shqiptar, Xhiakomo Vrioni.
Ky i fundit është grumbulluar me skuadrën e parë të Juventusit nga trajneri Sarri dhe do të ketë mundësinë të debutojë ndaj me ngjyrat bardhezi.
Një arritje e madhe për futbollistin shqiptar, i cili do të luajë përkrahë yjeve të futbollit botëror, si Ronaldo dhe Dibala.
Vrioni me shumë mundësi ndeshjen do ta nisë nga stoli, por shpreson që të gjejë edhe minuta në këtë ndeshje, e cila do të mbetet gjatë në kujtesën e tij.
