Super Haaland “çmend” trajnerin e Dortmund: S’e prisja se do shënonte 3 gola në debutim

Lysien Favre ishte shumë i lumtur për fitoren e çmendur në Augsburg. Ishte pikërisht trajneri verdhezi ai që ndryshoi fatin e ndeshjes, pasi vendosi të fuste në lojë sulmuesin norvegjez, Haland, pasi skuadra po humbiste 3-1.

“Një fitore e madhe, jam shumë i lumtur. Ishte një start perfekt i fazës së dytë, edhe pse nga ndeshja kam disa kritika për skuadrën”, tha Favre

“Haland? Çfarë mund të them, ishte magjik. Nuk e prisja që të shënonte tre gola në start. Në stërvitje pashë që ishte prapa skuadrës dhe ndaj nuk e aktivizova që në start. Por, ai do të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës në ndeshjet e ardhshme. Duhet të vazhdojë të punojë fort”, tha Favre për “Kicker” pas suksesit në Augsburg.


Shtuar 20.01.2020 07:24