Stadiumet në Gjermani do të jenë të boshatisur për një vit e gjysmë

Tifozët në Gjermani do të duhet të presin gati një vit e gjysmë për tu kthyer në stadium.

Mediet gjermane raportojnë se shumë njohës rekomandojnë që të mos hapen stadiumet për tifozët në një të ardhme të afërt, shkaku i rreziku të COVID-19.

Klubet gjermane kanë filluar stërvitjet, duke planifikuar rikthimin e Bundesligës pas përfundimit të masave të vendosura nga shteti gjerman.

Por, rikthimi i futbollit, nuk do të bëjë që të hapen stadiumet për tifozët, ku rekomandohet që sa paku deri në një vit e gjysmë, tifozët të mos lejohen brenda tyre.

Futbolli në Gjermani, si në shumë vende tjera të Evropës, është pezulluar nga mesi i marsit.


Shtuar 14.04.2020 13:26