Spali i Berishës triumfon ndaj Parmës dhe rrit shpresat te mbijetesa (VIDEO)

Me Gigi Di Biaggion në pankinë, Spal nis të shpresojë sërish te mbijetesa, pasi ia doli të marrë tre pikë në një transfertë mjaft të vështirë si ajo e Parmës, ku triumfoi me rezultatin minimal 0-1.

Ndonëse ishte vendosur që të luhej pa spektatorë, sfida mes Parmës dhe Spalit startoi sërish me rreth 60 minuta vonesë, pasi ishte në dyshim për t’u zhvilluar, ndërsa nën një atmosferë të vakët, fati u buzëqeshi pikërisht miqve.

Takimi u vendos rreth 20 minuta para vërshëllimës finale, kur arbitri kryesor akordoi një 11-metërsh për Spalin, të cilin e shndërroi në gol sulmuesi Andrea Petagna, ndërsa gardiani i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha bëri më të mirën, për të ruajtur kuadratin të paprekur.


Shtuar 8.03.2020 16:05