Skuadra spanjolle nuk pranon të luaj përballë Interit: E dorëzojmë ndeshjen

Presidenti i Getafes, Angel Torres, ka qenë i ashpër në reagimin e tij ndaj UEFA-s.

Torres ka thënë se skuadra e tij nuk udhëton në Milano për të luajtur ndaj Interit në stadiumin më dyer të mbyllura, në përballjen e Europa Leagues.

Madje, presidenti ka thënë se më parë e dorëzon humbje në tavolinë, se sa që e nis skuadrën në Itali.

“Getafe nuk do të shkojë në Milano, edhe me koston e humbjes në tavolinë. Ne kërkuam nga UEFA-ja të gjejë një alternativë në Milano. Nëse situata nuk ndryshon, mendoj se nuk do të udhëtojmë në Itali për të luajtur ndaj Interit. Atje situata është alarmante nga koronavirusi.

Cili është qëllimi i gjithë kësaj? Qeveria spanjolle ndalon ardhjen e aeroplanëve nga Italia dhe Qeveria italiane e ka pezulluar Serinë A dhe ne duhet ta hedhim veten në zjarr”, ka thënë Torresi.


Shtuar 11.03.2020 08:32