Si sot një 8 më parë Del Piero i dha lamtumirën Jventusit, e mbylli me gol (VIDEO)

Juventus ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm përgjatë historisë së tyre, dhe një nga më të mëdhenjtë është sigurisht Alessandro Del Piero, kapiteni i madh i ‘Zonjës së Vjetër’.

Sot tetë vite më parë, Del Piero ishte larguar nga Juventus.

Të lidhura

None found

Ai nënshkroi për Juventusin në vitin 1993, duke qëndruar deri në vitin 2012. Debutimin e tij në Serie A e kishte bërë Foggia.

Në Ligën e Kampionëve, Del Piero ka luajtur katër finale, dhe në këtë garë ka shënuar 42 gola në 89 paraqitje.

Sezoni më i rëndë për Del Pieron ishte ai i vitit 1999, kur pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën kundër Udineses, duke e humbur pothuajse të tërin atë stinor.

Del Piero ka qenë i njohur për golat e bukur nga gjuajtjet e lira, ndërsa pjesa më e veçantë mbetet festimi i golave, duke nxjerrë gjuhën jashtë, si diçka që identifikonte atë.

Ai fitoi zemrat e tifozëve të Juventusit edhe më shumë kur vendosi të qëndronte kur skuadra ishte dërguar në Serie B në vitin 2006.

Nga atëherë e deri më sot, një deklaratë e tij ende përmendet. “Zotëria i vërtetë nuk e lë kurrë zonjën e tij”.

Me Juventusin ai ndau rrugët në vitin 2012, dhe ndeshja e tij e fundit ishte kundër Atalantas.


Shtuar 13.05.2020 17:53

https://zoopalic.com/