Si kurrë më parë, Spanja cakton afatet për merkaton e verës

COVID-19 ka shkaktuar ndryshime të mëdha në botën e futbollit që po përshtatet me kushtet e pandemisë.

Fillimisht, të gjitha ndeshjet e sportit më të popullarizuar në botë u pezulluan, për t’u rikthyer në disa kampionate, por pa prezencën e tifozëve.

Meqenëse sezoni do të përfundojë më vonë se zakonisht, është e kuptueshme që edhe datat e dritares së transferimeve të ndryshojnë. Në këtë mënyrë, siç raporton agjencia e lajmeve sportive “Goal”, La Liga i ka bërë publike datat e dy afateve të ardhshme kalimtare.

Merkato e verës do të nisë më 4 gusht dhe do të jetë e hapur si rrallë herë deri më 5 tetor, ndërsa merkato e dimrit do të hapet më 4 janar dhe do të mbyllet më 1 shkurt.


Shtuar 1.07.2020 10:41