Rama: I bënë rrugët si të presësh kostum për mua me masat e Braçes e Finos

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se shumë shpejt do të nisë edhe ndërtimi i segmentit Morine-Fier.

Rama ironizoi me paraardhësit për atë që ai e quajti propagandimin e ndërtimit të rrugëve duke thënë se më parë janë ndërtuar rrugë që të nxjerrin maleve “si paranojë për t’u mbrojtur nga ardhja e shpejtë e pushtuesve imagjinarë”.

“Trashëgojmë një situatë që kërkon durim e stërmundim të madh edhe për faktin se çka u ndërtua më parë nuk u ndërtua në fakt, por u bë sikur,” shtoi kreu i qeverisë më tej.

Për ta bërë më të thjeshtë situatën, Rama e krahasoi situatën me një rrobaqepës që pret një kostum për të me masat e dy deputetevë, Braçes dhe Finos.

“Si të presësh një kostum për mua e masat për krahët t’ia marrësh Braçes, masat për pantallonat t’ia marrësh Bashkim Finos, masat për supet t’ia marrësh…, me gjeni një tjetër të gjatë se nuk më kujtohet”.


Shtuar 1.07.2020 10:53