Humb jetën nga COVID-19 kameramani shqiptar

Kameramani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i prekur me koronavirus ka humbur jetën.

51-vjeçari Shenoll Ahmeti ishte i punësuar në RTMV. Ai ishte diagnostikuar me koronavirus, ndërsa një javë më parë ishte i hospitalizuar.

Gjendja e tij ditët e fundit ishte përkeqësuar duke sjellë edhe vdekjen e kameramanit, shkruajnë mediat në Maqedoni.

Ahmeti sipas kolegëve të tij nuk kishte probleme shëndetësore.


Shtuar 1.07.2020 10:40