Mesfushori Lutfi Dalipi, i cili luan me Vaduzin në Zvicër, vazhdon të jetë një kandidat për Kombëtaren shqiptare. Ende nuk është bërë e ditur nëse talenti do të zgjedhë fanellën kuqezi, ndërsa vlerësimi i tij nga instituti i statistikave “CIES Football Observatory” ka tërhequr vëmendjen.

Të lidhura
None found

Në klasifikimin e përgjithshëm të lojtarëve nën 21 vjeç, të hartuar mbi bazën e paraqitjeve më të mira, Dalipi renditet në vendin e parë me koeficientin 1.865. Ky rezultat përbën një vlerësim domethënës për futbollistin 20-vjeçar dhe potencialin e tij.
Pas tij në listë janë Gianluca Prestianni i Benficas, Franco Mastantuono i Fiorentinës, i huazuar nga Real Madridi, si dhe Lamine Yamal i Barcelonës. Ndërkohë, Dalipi ende nuk ka vendosur nëse do të përfaqësojë Shqipërinë apo Kosovën. Mundësia që ai të zgjedhë kuqezinjtë shihet me optimizëm, por Kosova mbetet gjithashtu një alternativë e hapur.







