Shqipëria nuk ia del, Italia kalon në finale (VIDEO)

Shqipëria nuk ia ka arritur të shkojë në finale në ndeshjen e bamirësisë kundër Italisë. Kuqezinjtë kanë vuajtur dëmtimet e shumta dhe në ndeshjen gjysmëfinale janë ndërruar thuajse të gjithë futbollistët. Fillimisht ishte Esposito ai që shënoi dhe më pas barazoi Bogdani.

Ish-sulmuesi i Kombëtares ka shënuar nga një pozicion i parregullt që ka sjellë edhe protesta të shumta te italianët. Edhe gjatë penalltive, Aliaj ka goditur dy herë ku të parën që humbi, kishte mundësi ta shënonte në momentin e dytë.

Shqipëri – Itali 1-1 (2-3 me penallti)
34′ Bogdani / 10′ Esposito


Shtuar 10.01.2020 18:05