Shpërthen presidenti i Fiorentinës, akuzon rëndë Juven

Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso ka akuzuar rëndë Juven menjëhërë pas humbjes 3-0 që pësoj ekipi i tij.

Sipas tij penalltia e dytë nuk duhet të jepej në momentin e rënjes në tokë të Benatacur, bën të ditur numri një i Fiorentinës për mikrofonin e “DAZN”.

“Jam i neveritur nga ajo që pashë… Juventusi ka një buxhet rrogash prej 350 milionë euro, nuk ka nevojë për arbitrin për të fituar ndeshjet”.

“Janë më të mirët, më të fortët, ekip i madh! Pse duhet që arbitri të vendosë ndeshjen? Kam gjashtë muaj te Fiorentina por nuk jam ndjerë, por kjo përsëritet ndaj nesh dhe ka ndodhur edhe në ndeshje të tjera, tani mjaft më…Dakord penalltia e parë, por e dyta pse?”. /albeu.com/


Shtuar 2.02.2020 14:43