SHORTI/ Skuadrat mësojnë kundërshtarët në Champions

Është hedhur shorti për fazën e tretë të kualifikimeve të Ligës së Kampioneve.

Një derbi shqiptarësh do të ketë mes Ferencvaros dhe Dinamo Zagreb, teksa Myrto Uzuni do të ketë përballë tij Lirim Kastratin, dy lojtarët që janë larguar në këtë sezon nga Lokomotiva e Zagrebit.

Gjithashtu edhe PAOK gjen Benficën, një ndeshje vërtetë pa favorit.

Ferencvaros – Dinamo Zagreb

Qarabag – Molde

Omonia – Crevena Zvezda

Midtjylland – Young Boys

Macabi Tel Aviv – Brest

Paok – Benfica

Gent – Rapid Viena

Dinamo Kiev – Az Alkmar.


Shtuar 31.08.2020 10:28