Shkëndija shkatërrohet nga Renova, lamtumirë titullit

Shkëndija e Tetovës nuk përfiton nga dhurata që Renova i bëri sot pasdite, teksa u shkatërrua me rezultatin 4-2 nga Borca jashtë fushe.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka pati një “amnezi” totale dhe pësoi katër gola në 78 minuta, duke u zgjuar në fund me dy gola të Armend Alimit. Një rezultat ky që nuk ndryshon diferencën me kreun, edhe pas hapit fals të Vardarit.

Të lidhura

None found

Skuadra kryesuese në Maqedoninë e Veriut (pas javës së 22-të) u mund 2-0 në fushën e Renovës, ku Gafuri realizoi dopietë, duke qenë protagonist. Por, përpos humbjes së pësuar, skuadra e Shkupit nuk humbi terren dhe mbetet 8 pikë përpara vendit të dytë, pra kuqezinjve të Tetovës.

Fitore e rëndësishme e Sileks, që ngjitet në vend të tretë, barazim me pikë me Shkëndijën. Skuadra e Ohrit mundi Makedonija 1-0. Bie Struga e Nijaz Lenës (shënoi gol me penallti) ndaj Shkupit, që fiton 2-1 në transfertë. Pas javës së 22-të, renditja e kampioantit është si më poshtë:


Shtuar 8.03.2020 15:38