Sherri me lojtarin e Marseille, Ligue One pezullon Neymar

Një incident i pakëndshëm u regjistrua në sfidën ndaj PSG-së dhe Marsejës, ku lojtarët e të dyja skuadrave, u përfshijnë në një sherr masiv, teksa gjyqtari nxori nga xhepi i tij plot 5 kartonë të kuq mes tyre edhe ylli Nejmar.

Braziliani goditi me shuplakë në kokë mbrojtësin e Marsejës Alvaro Gonzalez, teksa ia ka hedhur paq, duke u pezulluar me vetëm 2 ndeshje.

Ndërkaq, për mbrojtësin Gonzalez është hapur investigim më i gjerë dhe në rast se konfirmohen fjalët e Nejmar për racizëm, spanjollin e pret një dënim i rëndë.


Shtuar 16.09.2020 21:07